November 28, 2021

Pse u largua nga Lynx? Artisti shqiptar rrëfen rikthimin si moderator: Kam bërë intervista dhe i dehur

Shpërndaje lajmin

Endrik Beba ishte i ftuar këtë të martë në emisionin e mëngjesit në ABC, ku foli gjerë e gjatë për arsyen e largimit nga grupi Lynx dhe shkëputjen nga muzika. Për moderatorin Alban Musa, artisti tregoi se ndarja nga grupi që i dha famën kishte qenë shumë e vështirë dhe se arsyeja kishin qenë mosmarrëveshjet mes djemve.

Largimi nga grupi ka qenë shumë i vështirë nga ana emocionale. Tentova me dy projekte si solist, nuk shkoi siç e prisja dhe mendoj se kam pritur momentin e duhur. Nuk erdhi ky moment, pastaj u bëra me fëmijë dhe i dedikova pjesën time djalit, kështu muzika kaloi në plan të dytë.”, tregoi ai.

Mes të tjerash, ai tregoi se me anëtarët nuk fliste më.  I pyetur nga Albani nëse kishte qenë ai arsyeja e ndarjes së grupit, Endriku tha: “Nuk besoj se është faj, në diçka të cilën nuk e do më. Është një lloj si të rrish me dikë që ti nuk e do.”

“Problemet ishin të brendshme, djemtë ishin persona të cilët kanë dhënë shpirtin për të bërë muzikë siç e ndjenin ata. Ka qenë gjithmonë të sinqertë me muzikën, nuk kanë bërë kompromise për klikime. Problemi ishte pas muzikës. Arriti në një moment që nuk shkonim mirë me njëri-tjetrin, ndoshta isha unë por ishin probleme shoqërore. Nuk kemi pasur më kontakte, zero.”, tha ai. /


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *