PSG i ofron kontratë të re Mbapesë

Shpërndaje lajmin

Paris Saint-Germain i ka bërë një ofertë faraonike Kiljan Mbape për të penguar sulmuesin që të shkojë te Real Madrid në fund të sezonit.
23-vjeçari është një ndër objektivat më të mëdha të merkatos së madrilenëve teksa vitin e kaluar u përfol se transferimi ishte çështje e zgjidhur, shkruan Goal.
Mbappe më parë e kishte mbajtur pak të fshehtë admirimin e tij për Real Madridin dhe dëshirën e tij për t’u transferuar, por tani përflitet se po konsideron ofertën e fundit të kontratës së PSG-së.
Kontrata e re do t’i siguronte francezit 800 mijë euro në javë, ose 50 milion euro në vit.
LEXONI GJITHASHTU

Mbappe, heroi i PSG-së në ndeshjen me Real Madrid

Leave a Reply

Your email address will not be published.