PSG kampione për herë të 10-të në Ligue 1, tetë tituj të fituar nga mesfushori italian

Shpërndaje lajmin

PSG ditën e djeshme edhe pse barazoi ndaj Lens, arriti të fitonte titullin e 10-të në Ligue 1, edhe pse duhen 4 javë nga përfundimi i kampionatit.
Por ky titull ishte special për një nga lojtarët e PSG. Bëhet fjalë për Marko Verratin, i cili ditën e djeshme fitoi titullin e 8-të me skuadrën franceze, teksa është pjesë e tyre që nga viti 2012.
Një arritje kjo ku asnjë futbollist tjetër në Ligue 1 nuk ia ka dalë ta përmbushë më parë, teksa mesfushori italian është shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të PSG duke koleksionuar 243 paraqitje ndërsa ka shënuar edhe shtatë gola me fanellën e parisienëve. /f.a/

Leave a Reply

Your email address will not be published.