January 13, 2022

PSG konfirmon mungesën e Ramos edhe ndaj Brugge

Shpërndaje lajmin

Sergio Ramos ka dalë përfundimisht nga skuadra për ndeshjen e nesërme kundër Bruges, pavarësisht se stërvitet normalisht me shokët e tij në Camp des Loges. Pas debutimit me PSG-në javën e kaluar, ish-lojtari i Real Madridit tani ka pasur tre ndeshje pa luajtur. Lajm i keq në procesin e rikuperimit të qendërmbrojtësit, i cili sipas deklaratës së klubit ka lodhje të muskujve pas përpjekjes së bërë ndaj Saint-Étienne.

Pochettino ka argumentuar në disa raste se nuk ka nxitim me Sergio Ramos. Rikthimi nga dëmtimi ka pasoja shumë më të këqija se humbja e një ndeshjeje pa rëndësi në Champions League si ajo e nesërmja ku PSG nuk luan asgjë nga pikëpamja e klasifikimit. Megjithatë, ka një pikë zhgënjimi në mjedisin parizian për të parë sesi lojtari nuk ka mjaft vazhdimësinë që pritej.

Siç saktësohet nga PSG, Sergio Ramos do të vazhdojë me planin e punës të vendosur nga shërbimet mjekësore. Andaluziani do t’i rikthehet gradualisht rutinës në grup gjatë tre seancave të ardhshme me synimin që të jetë në gjendje të luajë sa më shpejt të jetë e mundur. /

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *