PSG turpëroi Barcelonën në ‘Camp Nou’, Mbappe shpallet ‘Lojtari i javës’ në Champions

Share

Tre gola dhe performanca e shkëlqyer e Kylian Mbappe në ndeshjen e parë ndaj Barcelonës në “Camp Nou” është diçka që shumë futbollistë e ëndërrojnë.

PSG-ja turpëroi Barçën me shifrat 1-4 në ndeshjen e parë të 1/8-ave të finaleve të Champions League.

E për këtë performancë të treguar, talenti francez Mbappe është shpallur lojtari i javës në Ligën e Kampioneve.

Barcelonës i mbetet shumë punë për të bërë nëse dëshiron kualifikimin në çerekfinale, por kjo duket mjaft e vështirë.

Në vitin 2017, Barcelona arriti ta rikthente rezultatin nga 4-0 në ndeshjen e parë, duke u kualifikuar në “Camp Nou” me rezultatin 6-1, falë golit të minutave të fundit nga Sergio Roberto.


Share

Komente