Psikiatrja: Kokaina shkakton varësi edhe me 1 përdorim të vetëm
Brazili, konsumatori i dytë më i madh në botë i kokainës, ka njoftuar zhvillimin e një trajtimi të ri inovativ për varësinë nga droga e shtrenjtë dhe derivati i tij i fuqishëm, crack: një vaksinë.
Siç raportohet nga Agence France-Presse (AFD), me emrin “Calixcoca”, vaksina eksperimentale kishte rezultate veçanërisht inkurajuese në testet e kryera në kafshë laboratorike.
Psikiatrja Irena Thoma tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se kokaina është një drogë shumë e fortë që krijon varësi për trupin edhe me një përdorim të vetëm.
“Kokaina është ndër drogat që edhe me një përdorim të vetëm mund të krijojë varësi, se është mekanizmi që ndikon në sistemit nervor në neotransmetuesit e trurit. Duke bërë shtimin e menjëhershëm të tyre, duke mos lejuar ripërthithjen e tyre, dhe përdorimi për një kohë të shkurtër bën që njeriu pas 1 dite përdorimi të kokainës të kërkojë marrjen sërish për të arritur ndjenjën emocionale dhe të euforisë. Menjëherë pas kësaj vjen faza e rëndë, e humorit të rënë, vështirësisë, humbjes së dëshirës për të komunikuar me të tjerët, bëhesh depresiv dhe kjo gjendje e bën atë që ta marrë sërish dozën e kokainë. Kjo munnd të ndodhë që me përdorimin e parë”, tha mjekja.
LEXONI GJITHASHTU:
Shisnin doza kokaine e kanabisi në shkollë, arrestohen 2 të miturit në Shkodër
Policia marokene sekuestron 1.37 tonë kokainë