Psikologia e maternitetit: Pasi lindi fëmijën, 32-vjeçarja u afeksionua dhe e donte

Shpërndaje lajmin

Psikologia e maternitetit të Shkodrës, Blerta Rroji tregoi disa nga momentet e 32-vjeçares cila hodhi foshnjen e saj në lumin Kir.
Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Rroji u shpreh se nëna, pas lindjes, u afeksionua me foshnjen e saj, edhe pse kur kishte mbërritur në maternitet, kishte shprehur vendosmërinë për ta dërguar në jetimore.
“Kam komunikuar. Oriona kishte adhur me një mendim të qartë, që fëmijën donte ta çonte në befotrof. Personi që kishte pasur lidhje, nuk u deklaronte. Atëherë, ajo kishte vendosur që ta mbante fëmijën. Ka ardhur me një vendosmëri, ka refuzuar ta mbajë momentin e parë.
Më pas, pasi e ka shikuar fëmijën, ajo është afeksionuar me të, ka kërkuar që ta ushqejë, që ta ndërrojë, e ka përqafuar. E ka regjistruar edhe fëmijën te gjendja civile, kam qenë unë e pranishme me Orionën. E ka marrë edhe çekun e fëmijës.”, theksoi ajo.
LEXONI GJITHASHTU

Psikologia e maternitetit: Pasi lindi fëmijën, 32-vjeçarja u afeksionua dhe e donte
Nëna hodhi foshnjën në lum, Malaj: Ngjarja tronditi themelet e familjes shqiptare
Hodhi foshnjën në lumin Kir, 32-vjeçarja e pa martuar. Zbulohet me kë jetonte

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *