Publikohen formacionet zyrtare, ja si rreshtohen Skënderbeu dhe Vllaznia

Share

Do të luhet, duke filluar nga ora 13:00, ndeshja mes Skënderbeut dhe Vllaznisë e vlefshme për javën e 20-të në Kategorinë Superiore.

 

Shkodranët do të kërkojnë me çdo kusht fitoren, për të vazhduar kryesimin dhe të mos rrezikojnë më tepër, që rivalët t’iu afrohen në renditje. Nga ana tjetër, Skënderbeu po kalon një moment shumë të vështirë, teksa renditen në vendin e fundit dhe për këtë arsye pikët janë të domosdoshme.

Pritet një sfidë e luftuar nga të dyja ekipet që do të kërkojnë të dalin me kokën lart nga kjo ndeshje.

Për sa i përket statistikave, të dyja skuadrat janë përballur 150 herë mes tyre, ku korçarët kanë 50 fitore, kundërjt 72 fitoreve të Vllaznisë dhe 28 ndeshje janë mbyllur në barazim. Në ndeshjen e fundit në këtë sezon, shkodranët triumfuan me rezultatin e thellë 5-1.

Te formacionet, skuadrat kanë bërë disa ndryshime për ndeshjen e sotme. Skënderbeu ndryshon mbrojtjen, ku në qendër do të luajnë Vitija dhe Dumfur, ndërsa në sulm rikthehet Mensah. Te Vllaznia, debuton titullar Albion Avdiaj, por titullar për herë të parë luanë edhe Nertil Hoxhaj.

FORMACIONET ZYRTARE:

SKËNDERBEU: Dajsinani, Meksi, Dumfur, Vitija, Zguro, Duona, Taipi, Viktor, Berisha, Pusi, Mensah. Trajner: Migen Memelli

VLLAZNIA: Zogoviç, Gurishta, Adili, Shehi, N. Hoxhaj, Kruja, Krymi, Jonuzi, Da Silva, A. Hoxhaj, Avdijaj. Trajner: Thomas Brdariç.


Share

Komente