Punëtorët ranë nga skela ditën e djeshme, arrestohet pronari i objektit në Lezhë! Zbulohet ndërtimi pa leje

Share

Një 62-vjeçar me inicialet Gj.D., është vënë në pranga pasi akuzohet për ndërtim pa leje. Sipas njoftimit të Policisë, mësohet se 62-vjeçari është pronari i një godine që po ndërtohet në Lezhë, nga skela e të cilës, ranë dje dy punëtorë.

Njoftimi i policisë: 

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Gj. D., 62 vjeç, banues në Ishull Lezhë. Ky shtetas ka punësuar për ndërtimin e një objekti banimi, shtetasit I. Rr. dhe S. Rr., banues në Kosovë, të cilët punonin të paregjistruar në objektin që ishte në shkelje të lejes ndërtimore. Paraditen e djeshme, shtetasit I. Rr. dhe R.Sh., duke punuar kanë rënë nga skela dhe kanë marrë dëmtime. Këta shtetas janë dërguar për të marë mjekim në spitalin rajonal Lezhë.


Share

Komente