Punëtori humbi jetën në objektin në ndërtim, 3 të arrestuar në Durrës, skeda ne vdekjes: Aksident

Shpërndaje lajmin

Policia e Durrësit ka arrestuar 3 persona, pasi punëtori Genci Spaho 53 vjeç humbi jetën në një objekt në ndërtim e sipër, gjatë orarit të punës.
Mësohet se blutë kanë vënë në pranga shtetasit me inciale Leonart Pule 44 vjeç, Enea Xoxi 56 vjeç dhe Rauf Kaci 58 vjeç. Mbi këta tre persona rëndon akuza për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasit L. P., 44 vjeç, E. X., 56 vjeç dhe R. K., 58 vjeç, banues në Durrës, pasi për shkak të moszbatimit të rregullave të sigurisë në punë, në një objekt në ndërtim e sipër, në lagjen nr. 15, Durrës, gjatë punës ka gjetur vdekjen punëtori, shtetasi G. S., 53 vjeç”, thuhet në njoftim.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.