Shpërndaje lajmin

Eksperti i kriminalistikës, Artan Rexhepi, ka komentuar në Euronews Albania vrasjen e efektivit të “Shqiponjave”, Novruz Cenaliaj, nga 23-vjeçari Azgan Mërnica në Fier.
Rexhepi pasi i shprehu ngushëllime familjes së viktimës, tha se është i nevojshëm siguracioni i jetës për policët, pasi sipas tij, ata bëjnë një punë shumë të vështirë.
Ai tha gjithashtu se shumë prej policëve punojnë jashtë orarit, pa u paguar për orët shtesë.
“Akt terrorist i mirëfillt emaili për bomba në shkolla. Gjë shumë e rëndë. Le ta klasifikojnë rëndë që të mendohet mirë kushdo që e bën këtë gjë. Ajo mund të kthehej në një bllokim të gjithë qytetit.
Për vrasjen e policit skandaloze ishte momenti i dorëzimit të autorit, një njeri në kufijtë e papërgjegjshmërisë. Ose ajo që ka ndodhur ndoshta ai mendonte se polici e meritonte atë që pësoi. Dua të ngushëlloj shumë familjen e policit dhe është e domosdoshme siguracioni i jetës për punonjësit e Policisë.
Përveç përmirësimeve të tjera, pagë, kushte banese, se bëjnë një detyrë shumë të vështirë, jo për ndonjë kokër individi që bën para të jashtligjshme, por për masën e policëve të ndershëm që punojnë me orë të zgjatura të papaguara. Njeriu duhet të punojë sa paguhet në Polici dhe kudo”, tha Rexhepi.
LEXONI GJITHASHTU:

Autor i 650 mijë negativëve, historia e policit që ia dedikoi jetën fotografisë
Francë| Policia qëllon për vdekje personin e armatosur, do i vinte zjarrin sinagogës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *