September 24, 2021

Punonjësit e kujdesit shëndetësor në Itali padisin qeverinë

Shpërndaje lajmin

Treqind punonjës të kujdesit shëndetësor në Itali kanë hapur një sfidë ligjore kundër qeverisë, duke kundërshtuar vendimin se ata duhet të vaksinohen me detyrim.

Në prill, Italia miratoi një ligj që e bën cilindo person që punon në pozicione shëndetësore publike ose private, përfshirë farmacitë dhe zyrat e mjekëve, të vaksinohen kundër COVID-19.

Sipas këtij ligji, në rast se ata nuk vaksinohen, atëherë pezullohen nga puna pa marrë asnjë pagesë, përveç rasteve kur punëdhënësi i tyre mund t’i caktojë në një pozicion më të ulët.

Presidenti francez Emmanuel Macron ka njoftuar po ashtu së fundmi për vaksinim të detyrueshëm për stafin mjekësor, ndërsa kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi ditën e djeshme se nuk ka në plan t’a bëjë të detyrueshme vaksinën për punonjësit e shëndetësisë./euronews

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *