April 19, 2021

Pushimet e verës në Evropë janë në rrezik

Shpërndaje lajmin

Evropa mund të shohë një tjetër sezon turistik veror të humbur, ndërsa rastet e reja të koronavirusit po rriten dhe përhapja e vaksinave ka qenë kaq e ngadaltë, duke kërcënuar një goditje të madhe në ekonomitë e Italisë, Spanjës, Portugalisë dhe Greqisë, tha Banka amerikane e investimeve, Morgan Stanley.

“Rastet e larta të Evropës dhe ngadalësimi i vaksinave në union mund të çojë në një rihapje të vonë, duke vënë në rrezik një verë të dytë”.

“Vitin e kaluar, pa një vaksinë, Evropa ishte në gjendje të kursente një pjesë të sezonit të saj të verës me ndihmën e kufizimeve dhe dinamikës sezonale të motit që uli ritmet e transmetimit nga pranvera.

“Por ne jemi disi skeptikë që kjo mund të ndodhë edhe këtë vit, duke pasur parasysh shfaqjen e varianteve të reja, të cilat duken se janë më të transmetueshme dhe të rrezikshme dhe kanë sjellë një përshpejtim të rasteve kohët e fundit në zonën e euros, p.sh. në Francë dhe Itali, raporton Reuters, përcjell Albinfo.ch.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *