November 28, 2021

Pushuesit ‘zbarkojnë’ në bregdetin shqiptar edhe gjatë tetorit

Shpërndaje lajmin

Përmirësimi i kushteve të motit ka sjellë në Vlorë turistët e tetorit. Ata janë ukrainas, rusë apo holandezë, por nuk mungojnë as shqiptarët nga qytetet të ndryshme të Shqipërisë.

“Jam nga Holanda, kam qenë një muaj më parë dhe erdha prapë. Është një vend shumë i bukur dhe me diell. Koha është perfekte, do të rri deri sa të ketë diell”, pohoi një turist për Euronews Albania, transmeton Albinfo.ch.

“Jam nga Bjellorusia. E dua Vlorën, është shumë e bukur. Uji është shumë i mirë, do të rri 25 ditë”, tha një turist.

“Jemi nga Tirana, do të rrimë disa ditë për pushime. Jemi larë, deti është i ngrohtë”, u shpreh një tjetër.

Frekuentuesit shprehen të kënaqur me atë çfarë gjejnë në këto ditë të nxehta vjeshte, duke pohuar se do ta frekuentojnë për sa kohë të ketë diell.

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *