Putin akuzon Ukrainën për bllokim të bisedimeve për paqe

Shpërndaje lajmin

Presidenti rus Vladimir Putin, akuzon Ukrainën se ka bllokuar bisedimet për paqen mes dy vendeve.
Ai i ka thënë kancelarit gjerman se është Kievi dhe jo Moska që po bllokon bisedimet, raporton BBC.
Biseda telefonike mes Kremlinit dhe Olaf Scholz u bë publike pak përpara se Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmitry Kuleba, i cili aktualisht ndodhet në Gjermani, t’u thoshte gazetarëve se mendonte se Rusia nuk kishte oreks as për bisedime për paqen dhe as për sigurinë.
Gjatë bisedës me Scholzin, Putini përsëriti justifikimin e tij për pushtimin, i cili përmendet si “një operacion i posaçëm ushtarak”, dhe pretendoi se civilët që fshiheshin në fabrikën e çelikut në Mariupol mbaheshin nga forcat ukrainase.
Civilët ishin strehuar në fabrikën e çelikut për t’u fshehur nga sulmet ruse ndaj qytetit të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *