Putin përjashton mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore në Ukrainë

0
Shpërndaje lajmin

Presidenti rus Vladimir Putin mohoi të enjten se kishte ndonjë qëllim për të përdorur armë bërthamore në Ukrainë.
Mediat e huaja, bëjnë me dije se presidenti rus e përshkroi konfliktin në Ukrainë si pjesë e përpjekjeve të supozuara të Perëndimit për të siguruar dominim global, për të cilin ai këmbënguli se janë të destinuara të dështojnë.
Duke folur në një konferencë të ekspertëve ndërkombëtarë të politikës së jashtme, Putin tha se është e kotë që Rusia të godasë Ukrainën me armë bërthamore.
“Ne nuk shohim nevojë për këtë, Nuk ka asnjë kuptim në këtë, as politik, as ushtarak”, tha Putin.

Më 24 shkurt, Putin, urdhëroi ushtrinë ruse që të filloj pushtimin e Ukrainës. Që nga ajo kohë forcat ukrainase janë duke luftuar me ato ruse për çlirimin e territoreve të okupuara.
LEXONI GJITHASHTU: 

‘Perëndimit po i vjen fundi’, Putin: Dekada më e rrezikshme që nga Lufta II Botërore
Dritan Hila: Si ka qarkulluar droga në Shqipëri
Çfarë nuk dihet? PD “zbërthen” marrëveshjen me Ilir Metën

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *