Putin: Rusia gati t’ia sigurojë vaksinën e saj antiCovid, cdo vendi në botë

Share

Gjatë samitit virtual të G20, presidenti rus Vladimir Putin iu tha liderve të vendeve më të industrializuara të botës, se Rusia është gati t’ia sigurojë vaksinën e saj kundër Covid-19, cdo vendi tjetër të botës, që ka nevojë.

Këtë javë, mes luftës së kompanive dhe shteteve për të siguruar një vaksinë efikase kundër koronavirusit, Rusia tha se vaksina e saj “Sputnik V” ishte 92% efektive.

Ndërkohë Putin lajmëroi se Rusia ka në fazën e saj finale të testimeve edhe një vaksinë të dytë dhe të tretë, për të krijuar atë që e cilësoi “Një portofol të vaksinave të sigurta”. V

etë Rusia renditet ndër vendet më të prekura në botë, sa I takon rasteve ditore, pas SHBA, Indisë, Brazilit dhe Francës.


Share

Komente