“Qaja teksa filmoja kufomat”, kameramani tregon si e dokumentoi masakrën e Reçakut

Shpërndaje lajmin

Kosova përkujton sot 24-vjetorin e Masakrës së Reçakut, ku u vranë mbi 45 civilë të pafajshëm shqiptarë. Ish-shefi i misionit vëzhgues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Ëilliam Ëalker, e pati cilësuar Masakrën e Reçakut si krim kundër njerëzimit.
Sylejman Kllokoqi, kameramani i Associated Press gjatë luftës së Kosovës rrëfeu në Euronews Albania tmerrin e përjetuar teksa i duhej të dokumentonte masakrën e përgjakshme ndaj civilëve të paarmatosur  për t’ia dëshmuar botës.
Kllokoqi tregoi se kishte mbërritur ndër të parët në Reçak, ku kishte filmuar me shpejtësi pamjet e kufomave të gjymtuara të shpërndara nëpër fshat, dhe pamjet ishin shpërndarë me shpejtësi në të gjitha agjencitë e lajmeve në botë.
Ai kujtoi se dhimbja nga ajo që shihet ishte shumë e madhe dhe lotët i binin teksa filmonte, por kamerën nuk e fiku në asnjë moment, pasi siç tha, bota duhet ta shihet atë që po shihnin sytë e tij.
 
LEXONI GJITHASHTU:

24 vjet nga masakra e Reçakut ku u vranë 45 shqiptarë
Masakra e Reçakut, Kurti: Ata që mohojnë gjenocidin, ëndërrojnë përsëritjen

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *