Qarku me nivelin më të lartë të kriminalitetit në 2023, kryeprokurori para ‘Ligjeve’

0
Shpërndaje lajmin

Prokurori i përgjithshëm Olsian Çela raportoi të martën para komisionit të ligjeve lidhur me gjendjen e kriminalitetit për vitin 2023.
Çela tha se gjatë vitit 2023, në organin e prokurorisë janë trajtuar 55253 materiale kallëzuese që përbën një ulje prej 9,4 % në krahasim me vitin 2022.
Në vitin 2023, përqindjen më të ulët të kriminalitetit për 100.000 banorë e ka qarku Dibër, ndërsa përqindjen më të lartë e ka qarku Vlorë”, tha kryeprokurori.
“Janë ndjekur gjithsej 45715 procedime penale, nga të cilat 24095 janë procedime penale të regjistruara, me një ulje  prej 6,2 % në krahasim me vitin 2022 . Janë mbartur 21011 procedime penale me një ulje prej 3,9 % krahasuar me procedimet e mbartura në vitin 2022. Është vendosur mosfillimi për 9946  referime dhe kallëzime penale. Numri më i madh i procedimeve penale të regjistruara rezulton në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë me Juridiksion të Përgjithshëm Tiranë me 35,12 % të numrit total të procedimeve të regjistruara në shkallë vendi; në fund janë prokuroritë Kukës 2,37 %; Dibër 2,31 % ,të numrit total të procedimeve penale të regjistruara në shkallë vendi. Koeficienti i kriminalitetit për procedimet penale të regjistruara, për 100,000 banorë në vitin 2023 është 872, ndërsa në vitin 2022 koefiçenti i kriminalitetit ka qenë 920. Në vitin 2023, përqindjen më të ulët të kriminalitetit për 100.000 banorë e ka qarku Dibër, ndërsa përqindjen më të lartë e ka qarku Vlorë”, raportoi Çela
Ai theksoi se veprat penale me numrin më të lartë të procedimeve të regjistruara janë veprat penale kundër rendit dhe sigurisë publike me 31,71 %, por me një ulje 1,54 % krahasuar me vitin 2022.
“Veprat penale vjedhja e pasurisë përbëjnë 23,64 % të numrit të përgjithshëm të procedimeve të regjistruara, të cilat kanë ulje 16.39 % krahasuar me vitin 2022; sërish me një tendencë ulje të ndjeshme si në vitin e kaluar; veprat penale kundër fëmijëve, martesës dhe familjes  6,2%, me një ulje prej 4.68 % në krahasim me vitin 2022”, raportoi kryeprokurori.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Vrau Arben Lleshin në burgun e Peqinit, rrëfehet para kryeprokurorit autori Mjacaj
Basha takim në Elbasan: PD është në mbështetje të pakushtëzuar ndaj SPAK dhe BKH

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *