Qarkullonte i armatosur, i riu tenton t’i arratiset policisë, por më pas vihet në pranga! Kush është 19-vjeçari

0
Shpërndaje lajmin

Finalizohet operacioni policor i koduar “Lokalizimi”. Operacioni, nga Policia e Kurbinit, me mbështetje të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër.
Qarkullonte i armatosur dhe tentoni t’iu largohej shërbimeve të Policisë, pas ndjekjes dhe ndërhyrjes profesionale, kapet dhe vihet në pranga 19-vjeçari i kërkuar për krime kundër personit dhe armëmbajtje pa leje.
Në momentin e kapjes, Policia i gjeti 19-vjeçarit, një armë zjarri pistoletë me mulli dhe municion luftarak.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me Forcat Kombëtare të Sigurisë Shkodër (FKS), në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore se një shtetas i kërkuar qarkullonte në qytetin e Mamurrasit dhe dyshohej se ishte i armatosur, organizuan dhe finalizuan operaconin policor të koduar “Lokalizimi”.
Shtetasi në kërkim, sapo ka parë shërbimet e Policisë, është larguar me shpejtësi.

Falë ndjekjes dhe ndërhyrjes profesionale, shërbimet e Policisë kanë kapur dhe vënë në pranga shtetasin Paulor Noka 19 vjeç, banues në Mamurras.
Në momentin e kapjes së këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën në automjetin e tij, 1 armë zjarri pistoletë me mulli dhe municion luftarak, që i posedonte 19-vjeçari.
Shtetasi P. N. ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata, në vitin 2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Më datë 25.03.2023, në Kurbin, shtetasi P. N. dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të baneses së shtetasve K. N dhe E. N.
Në vijim të veprimeve procedurale janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, arma e zjarrit, municioni luftarak, automjeti me të cilin lëvizte ky shtetas dhe një celular.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *