Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e së martës në lagjen “Nënë Tereza” në Lezhë. Sipas informacionit paraprak të Policisë mësohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit të 25-vjeçarit me iniciale E.P.
Nga verifikimet e bëra nga shërbimet e Policisë, rezulton se nuk ka persona të dëmtuar.
Nga shërbimet e DVP Lezhë dhe Komisariatit të Policisë Lezhë janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore dhe vijon krehja e zonës.