January 14, 2022

Qëllohet me armë zjarri mini-busi plot me udhëtarë në Gjakovë, xhami i shoferit u bë copash (FOTO LAJM)

Shpërndaje lajmin

Një person ka qëlluar me armë zjarri drejt një mini-busi të mbushur me pasagjerë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 19:22 në rrugën “Gaspër Karaqi”, në Gjakovë.

Mediat e Kosovës shkruajnë se autori, ende i paidentifikuar ka qëlluar në drejtim të shoferit që po drejtonte mini-busin, duke rrezikuar dhe jetën e të gjithë pasagjerëve që ndodheshin brenda mjetit.

Sipas Policisë dy plumba ranë në xhamin e përparmë të mini-busit, dhe e bënë copash atë, por që fatmirësisht nuk pati të lënduar. Autori është ende në arrati.

Njoftimi i policisë: Ju njoftojmë se me datë 30.05.2021 rreth orës 19:22 në rr. “Gaspër Karaqi” kemi marrë informatë se një person i panjohur me veturë Opel Omega ngjyr hiri (sipas një dëshmitari) ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës A.K. i lindur në Klinë, banor i Gjakovës, ku i njëjti ishte duke drejtuar kombi-busin e kompanisë së transportit të udhëtarëve “Ylli”, ku dy predha kanë goditur këtë kombi por fatmirësisht nuk kemi asnjë person të lënduar.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *