Qëllohet me armë zjarri në drejtim të një makine në Lezhë

Share

Në lagjen “Nënë Tereza” në qytetin e Lezhës në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me drejtues shtetasin E.P.,25 vjeç.

Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Nga verifikimet e bëra nga shërbimet e Policisë, rezulton se nuk ka persona të dëmtuar.

Nga shërbimet e DVP Lezhë dhe Komisariatit të Policisë Lezhë janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore dhe vijon krehja e zonës./CNA.al


Share

Komente