Shpërndaje lajmin

Suela Lala, drejtore e fondacionit “Së Bashku” tha për “Review” në Euronews Albania se me personat me aftësi të kufizuara në qendra si PAK abuzohet lehtësisht.
Sipas saj në këto qendra ekziston abuzimi seksual, dhuna fizike e ajo psikologjike.
Debati u nis nga një raport i KLSH-së i cili certifikoi ushqime të skaduara në qendrën për persona me aftësi të kufizuara në Vlorë, lajm i cili u mohua nga drejtoresha e këtij institucioni e cila ftoi AKU-në të vërtetonte fjalët e saj e rrjedhimisht të rrëzonte raportin e bërë tashmë publik në media.
“Kemi parasysh që një pjesë e madhe e tyre janë persona me një aftësi të kufizuar intelektuale ndaj të cilëve është shumë e thjeshtë edhe të ushtrohet dhunë psikologjike apo dhunë fizike, gjë që ndodh për fat të keq në institucionet tona rezidenciale. Ne dimë raste që kanë ndodhur në institucione të ngjashme dhe me siguri ndodhin ende,” – u shpreh Lala.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Ushqime të skaduara, reagon për herë të parë drejtoresha e qendrës PAK
Gajda “godet” drejtoreshën e PAK: Kontrolli i KLSH me certifikatë, s’vlejnë reagimet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *