Qëndrimi i Bernës ndaj lypësve të Evropës Lindore ‘stigmatizues’, thonë politikanët
Qyteti i Bernës u ka kërkuar banorëve që të mos u japin asnjë para evropianolindorëve që lypin në rrugë, me argumentin se ata janë pjesë e bandave të organizuara dhe viktima të trafikimit të qenieve njerëzore, përcjell albinfo.ch.
Megjithatë, disa këshilltarë bashkiakë po shprehen kundër këtij qëndrimi, duke e cilësuar atë “racist dhe stigmatizues”.
Ata kanë paraqitur tani një mocion duke u kërkuar zyrtarëve të qytetit të bëjnë një studim për të zbuluar nëse, dhe në çfarë mase, ekziston në të vërtetë trafikimi i qenieve njerëzore mes lypsarëve që vijnë në Bernë nga Evropa Lindore.
Nëse nuk është kështu, “akuzat e përsëritura të bandave të organizuara lypsarë janë stigmatizuese,” thanë këshilltarët.
Kjo nuk është hera e parë që lypësit bëjnë lajm në Zvicër.
Në vitin 2019, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut fajësoi Zvicrën për vendosjen e një gjobe të rëndë ndaj një gruaje rumune që lypte në rrugët e Gjenevës.
Gruaja kishte “të drejtën, e cila është e natyrshme në dinjitetin njerëzor, të shprehte shqetësimin e saj dhe të përpiqej të plotësonte nevojat e saj duke lypur”, vendosi gjykata.