Qëndroi 5 ditë në krevat duke pritur vdekjen/ Këngëtari i famshëm rrëfen për problemet me shëndetin mendor

Share

Këngëtari i njohur latin, J Balvin i ka befasuar të gjithë teksa ka rrëfyer për problemet e tij me shëndetin mendor. Teksa ka qenë i ftuar në emisionin “En la sala con Becky G”, J Balvin ka treguar si e ka përjetuar ankthin dhe depresionin.

“Qaja për asnjë arsye. Nuk doja të zgjohesha, nuk doja të haja, nuk doja as të jetoja dhe nuk e dija pse”, ka treguar këngëtari.

Por që nga momenti që kërkoi ndihmë dhe mësoi më shumë për këto çrregullime, ai e kuptoi disa gjëra që më parë, në rini, nuk i kishte kuptuar.

“Ti humb shpresën dhe ndihesh si i huaj në çdo vend ku shkon. Të duket sikur je jashtë trupit tënd”, ka thënë ai, duke përshkruar një periudhë ku ka qëndruar në krevat për 5 ditë me radhë duke pritur të vdiste./ CNA.al

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Becky G (@iambeckyg)


Share

Komente