“Qëndruam mbi tre orë në det të hapur”/ Flet siriani: Kishim si destinacion vendet e Europës

Share

Një prej sirianëve që u kap mbrëmbjen e djeshme në grykëderdhjen e Vjosës ka treguar se kishte si destinacion kalimin drejt Italisë e më pas në vendet e tjera të Europës.

I pyetir nga gazetarët ai thotë se kanë qëndruar për 3 orë në det të hapur, ndërsa shtoi se ishte me motrën dhe djalin e saj. Sa i takon pagesës, siriani tha se nuk ishte në dijeni sa ishte tarifa pasi lekët për kalimin e tij i kishte paguall vëllai.

“Kam ardhur me motrën dhe djalin e saj. Jemi shumë të frikësuar. Kemi qëndruar 3 ditë. Donim të iknim në Europë. Paratë i ka paguar im vëlla, nuk e di sa lek ka paguar, ne donim të shkonim në Itali ….në Europë , kudoqoftë. Kemi qëndruar për rreth 3 orë në det”,  thotë siriani.

50 emigrantët u shpëtuan mbrëmjen e djeshme. Ata u shpëtuan mbrëmjen e djeshme, ku mes tyre kishte gra, burra dhe fëmijë. Emigrantët ndodheshin në një gomone, ndërsa prisnin të iknin drejt Italisë. Pavarësisht kushteve mjaft të vështira atmosferike dhe me një det mbi 5 ballë, gomonia ishte gati për t’u nisur për në Itali.

Strukturat lokale në Vlorë e kishin në përgjim grupin kriminal që do të realizonte transportin e tyre në Itali, por në lëvizje janë vendosur pas një telefonate. Në sallën e policisë Vlorë një person ka kërkuar ndihmë. “Gomonia po mbytet, ndihmë”.

Klandestinët qëndruan rreth 3 orë në det të hapur. Shumë prej tyre në gjendje të rëndë shëndetësore i janë drejtuar spitalit Rajonal të Vlorës.

16 persona morën ndihmë të specializuar në Spitalin Rajonal të Vlorës,  ndërsa 9 burra dhe gra u nisën drejt Spitalit të Traumës, mes tyre tre fëmijë nën moshën 10 vjeçare./CNA.al


Share

Komente