January 18, 2022

Qeveri e re në Izrael? Netanyahu në prag të largimit nga pushteti

Shpërndaje lajmin

Kreu i një partie të vogël të vijës së ashpër në Izrael thotë se do të përpiqet të formojë një qeveri uniteti me kundërshtarët e Kryeministrit Benjamin Netanyahu.

Njoftimi nga udhëheqësi i partisë Yamina, Naftali Bennett, shënon një hap të rëndësishëm drejt dhënies fund të qeverisjes 12-vjeçare të udhëheqësit Benjamin Netanyahu.

Në një fjalim drejtuar vendit, zoti Bennett tha se ai kishte vendosur të bashkonte forcat me udhëheqësin e opozitës së vendit, Yair Lapid.

Dyshja ka kohë deri të mërkurën për të arritur një marrëveshje në bazës të së cilës pritet që secili të shërbejë në postin e kryeministrit me rotacion dy vjeçar./ VOA


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *