Qeveria do t’i vendosë taksa biznesit të vogël, thotë Tabaku

Shpërndaje lajmin

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku thotë se qeveria po planifikon që të vendosë taksa ndaj biznesit të vogël.
Sipas saj, 100 mijë biznese ndodhen në mëshirë të fatit për shkak se janë ofruar masa fiskale që i kanë diskriminuar.
Për këtë arsye, biznese të vogla kanë falimentuar dhe janë favorizuar bizneset e mëdha.
“100 mijë biznese që sot janë në mëshirë të qeverisë e cila duket se më shumë ka hall favorizimet e disa bizneseve të mëdha se sa jetën ekonomike të SME-ve. Ka përgatitur qeveria një plan afatmesëm taksimi ku biznesit të vogël do ti vendosen taksa”, shkruan Tabaku në rrjetin social, Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *