Qeveria e Kosovës ndan gjysmë milioni euro për Turqinë

0
Shpërndaje lajmin

Qeveria e Kosovës ka ndarë 500 mijë euro për t’i ndihmuar familjet e prekura nga tërmeti shkatërrues në Turqi, përcjell albinfo.ch.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se këto mjete vijnë si mbështetje për qytetarët në Turqi që kanë pësuar nga tërmeti.
Kujtojmë se më 6 shkurt të këtij viti, Turqia u godit nga një tërmet shkatërrues, ku si pasojë mbi 50 mijë persona kanë humbur jetën.
 
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *