Qeveria turke diskuton nesër për tensionet me Qipron

0
Shpërndaje lajmin

Në seancën e nesërme, qeveria turke, ndër të tjera, do të diskutojë edhe tensionet në Qipro pas incidentit mes “forcave të sigurisë së Republikës Turke të Qipros Veriore dhe forcave të OKB-së”.
Sipas gazetës turke Hurriyet, të premten, forcat e Kombeve të Bashkuara në ishull u përpoqën të pengonin ndërtimin e një autostrade nga fshati Pile në Qipro.
Ankaraja po monitoron nga afër situatën në Qipro dhe “po gjen mënyra për të ulur tensionet dhe për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e popullit turk në ishull”, gjë që do të diskutohet gjithashtu në mbledhjen e kabinetit të hënën.
Seanca do të drejtohet nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Turqia kritikon qasjen e OKB-së për ndalimin e ndërtimit të një rruge në Qipro
Ngordhin 300 mijë mace në Qipro, të tjerat mjekohen me pilula anti-COVID për njerëz

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *