January 19, 2022
Shpërndaje lajmin

Në Zvicër janë duke u shtuar thirrjet që Qeveria federale zvicerane të shkurtojë periudhat e karantinës dhe izolimit, në mënyrë që rastet në rritje të Omicron-it të mos paralizojnë vendin për shkak të mungesës së stafit.

Drejtorët kantonalë të shëndetësisë në Zvicrën lindore i kanë shkruar qeverisë, duke bërë thirrje që periudha e karantinës dhe izolimit të shkurtohet nga dhjetë në pesë ditë, tha ministrja e Shëndetësisë kantonale e Cyrihut, Natalie Rickli, në një intervistë për gazetën NZZ am Sonntag, përcjell albinfo.ch.

Njerëzit që nuk shfaqin simptoma pas 48 orësh, duhet të lejohen të dalin nga karantina, thonë drejtorët e shëndetësisë në letrën e tyre të dërguar të premten, pasi Omicron ka një periudhë inkubacioni më të shkurtër se variantet e mëparshme të Covid-19.

Presidenti i mjekëve kantonalë, Kurt Hauri, është gjithashtu i hapur ndaj një propozimi të tillë, raporton NZZ, duke cituar indikacione se personat e infektuar me Omicron janë infektues për një kohë më të shkurtër, përcjell tutje albinfo.ch.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *