Qindra persona protestuan në Cyrih për një “Palestinë të lirë”
Disa qindra njerëz u mblodhën në Cyrih pasditen e sotme, në një tubim për “një Palestinë të lirë”.
Qyteti i Cyrihut miratoi demonstratën teksa organizatorët bënë thirrje paraprakisht për të sjellë vetëm flamuj palestinezë. Sipas apelit, deklaratat antisemite ishin rreptësisht të ndaluara, shkruan swissinfo.
Demonstrata të ngjashme janë planifikuar edhe në Bernë, Bazel dhe Gjenevë të shtunën pasdite.
Javën e kaluar, qytetet gjermanishtfolëse të Zvicrës në pjesën më të madhe kishin ende të ndaluara demonstratat, veçanërisht ato që lidhen me konfliktin në Lindjen e Mesme, përcjell albinfo.ch.