Quajti amerikanët të pacipë për Berishën, Erion Braçe i përgjigjet me ironi Ilir Metës

Share

Një reagim i fortë dhe në mbështetje të ish-kryeministrit Sali Berisha erdhi nga Presidenti Meta i cili e quajti një vendim të “poshtër” shpalljen e Berishës “non grata”.

menjëherë pas reagimit të Metës, ka reaguar me ironi edhe zv/kryeministri Erion Braçe, i cili thotë se nuk duhet ulur standarti dhe se Meta duhet të shtonte epitetin “kokëpalarë”.

“Ata që financuan për të shpallur hero të Reformës në Drejtësi Dvoranin e Partisë mund të bënin çdo marrëzi dhe nuk mund të na habisin më me pacipësinë e tyre për respektin ndaj shtetit të së drejtës dhe pavarësinë e Drejtësisë.”-tha Meta.

“Po “kokëpalarë” pse jo? Nuk duhet ulur standardi i vendosur per sharjen; Duhet shtuar edhe “kokëpalarë”!”, shkruan Braçe. /albeu.com/

 

Komento

Recent Posts