“Qytetarët dëshirojnë ndryshim”/ Deputeti Andi Përmeti tregon alternativën kryesore të Bindjes Demokratike

Share

Deputeti Andi Përmeti foli për zgjedhjet e 25 Prillit duke theksuar se Bindja Demokratike do të krijojë koalicion, por nuk do të jetë me asnjë prej tre partive më të mëdha në vend.

Gjatë një interviste për Fax News, Përmeti u shpreh se këto zgjedhjet do të kenë një risi, që është dëshira e madhe e qytetarëve për ndryshim, duke shtuar se Bindja do të jetë një ndryshim i ri.

“Këto zgjedhje do kenë një risi dhe do të jetë dëshira e qytetarëve shqiptarë për një ndryshim. Sipas statistikave e sondazheve, shqiptarët janë mërzitur me tre partitë e mëdha. Kam përshtypjen që edhe nga zgjedhjet e fundit, mungonin gati 360 mijë votues sepse e quajnë të pavlerë për këdo që vjen në pushtet, qoftë apo jo rotacion. Këta kanë nevojë për një ndryshim dhe besoj se këto zgjedhje do jenë kundër tre partive të mëdha. Do kemi mundësinë për një fillim të ri.

Alternativa jonë kryesore është ndryshimi. Që kur jemi krijuar, kemi kërkuar të rrëzojmë kryetarokracinë. Kryetarët e partive janë mbretër, perandorë. Kryeministri bën çfarë të dojë. Ministrat i trajton si qenie jo njerëzore. Kjo arrogancë vjen nga shkaku i pushtetit të tij të pakufishëm sepse vetë sistemi i jep të drejtë të bëjë ç’të dojë dhe njëkohësisht frikën që nuk do të ndryshojë asgjë për Shqipqërinë.

Besoj se do jemi në koalicion. Kemi vetëm një kusht, nuk pranojmë të bëjmë koalicione parazgjedhore me tre partitë e mëdha”, tha Përmeti./CNA.al


Share

Komente