January 25, 2022

Qytetarët e Cyrihut do të votojnë për pagën bazë, të pavarur nga puna

Shpërndaje lajmin

Në qytetin e Cyrihut, është pranuar për votim iniciativa në nivel të qytetit, e titulluar “Pilot-eksperimenti shkencor mbi të ardhurat bazë”, raporton sda.ch.

Nisma në fjalë parasheh që të paktën 500 njerëz të marrin të ardhura themelore të pakushtëzuara, për tre vjet.

Sipas komitetit nismëtar, shuma nuk duhet të bjerë nën minimumin ekzistencial, social, të qytetit të Cyrihut.

Nga 3430 nënshkrime të kontrolluara, 3120 kanë rezultuar të vlefshme, ka njoftuar të mërkurën këshilli i qytetit të Cyrihut, transmeton albinfo.ch. Kështu, është plotësuar kriteri për t`u hedhur iniciativa në votim sepse për këtë kërkohen 3000 nënshkrime të vlefshme.

Në komunën e Rheinau ZH në vitin 2018 një përpjekje për të ardhurat themelore të pakushtëzuara pati dështouar për shkak të mungesës së parave.

Një iniciativë për të ardhura themelore të pakushtëzuara në nivelin kombëtar ishte refuzuar qartë nga votuesit në vitin 2016.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *