Qytetarët rusë vuajnë për ilaçe

Shpërndaje lajmin

Nga lufta janë të prekur jo vetëm qytetarët e Ukrainës, por edhe qytetarët e thjeshtë rusë, të cilët po përballen me izolimin e plotë të vendit të tyre.
Sanksionet perëndimore kanë krijuar vështirësi në sigurimin e shumë produkteve, sidomos të ilaçeve.
Për shkak të përshkallëzimit të krizës në Ukrainë, nevojat e përditshme, si sheqeri, furnizimet sanitare dhe ilaçet kundër depresionit janë bërë mallrat më të pakta në Moskë.
Ekspertët sugjerojnë se aktualisht zbatohet edhe konsumi i arsyeshëm, duke u bërë thirrje banorëve të blejnë sipas nevojave aktuale.
Situata është edhe më e ndërlikuar në sektorin farmaceutik, ku gjysma e barnave prioritare prodhohen në Rusi, ndërsa pjesa tjetër importohet pa asnjë alternativë vendase. Qeveria ruse thotë se është e vetëdijshme për mungesën e ilaçeve.
Kryeministri i Rusisë, Mikhail Mishustin, bëri thirrje për zbatimin e një programi zëvendësues për barnat e importuara dhe produktet mjekësore që janë shumë të kërkuara.
Qeveria planifikon të mbështesë prodhuesit rusë përmes kredive preferenciale, subvencioneve qeveritare dhe përjashtimit nga inspektimet. Për kompanitë nga vendet mike, barrierat tarifore do të lehtësohen./Euronews

Leave a Reply

Your email address will not be published.