Qytetarja i ankohet Grida Dumës/ Këtu ka mbaruar çdo gjë, kemi frikë të shkojmë në spital

Share

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka publikuar një video nga vizita në një familje në fshatin Rrikaj të Tiranës.

Një qytetare i ankohet Dumës se fëmijët i kanë ikur në emigracion, pasi nuk mund ta përballonin jetesën në Shqipëri.

Madje ajo i thotë se është detyruar që të bëjë vetë gjilpërat, pasi infermieret nuk ia bënin falas.

Këtu ka mbaruar çdo gjë…ne presim nga fëmijët që jetojnë në emigracion. Edhe në spital kemi frikë të shkojmë, preferojmë ti bëjmë vetë gjilpërat në shtëpi se të përfundojmë në spital“, janë disa nga fjalët e qytetares./ CNA.al


Share

Komente