Qyteti më i ftohtë në botë, temperaturat deri -50 gradë Celsius

Shpërndaje lajmin

Në qytetin më të ftohtë të botës, temperatura sot shënon minus 50 gradë Celsius: deri edhe peshkun ne treg, banorët e Yakutsk-ut, në lindje të Siberisë e gjejnë të ngrirë.
Edhe pse i ftohti nuk është i pazakontë për këtë zonë, ai këtë radhë ka qenë më i gjatë se zakonisht.
Janari është muaji më i acartë dhe vendasit e mësuar me temperature të ulëta, po marrin masa paraprake shtesë për t’u ngrohur, shkruan TCH, transmeton albinfo.ch.
“Me te ftohtin këtu, nuk lufton dot. Ose do të përshtatesh e të vishesh në përputhje me rrethanat, ose do të vuash. I gjithë sekreti është tek veshja e ngrohtë me disa shtresa. Si t’ju them, si lakër”, janë shprehur banorët.
Në vitin 2018, ishte aq ftohtë sa disa banorë thanë se u ngrinë qerpikët.
Shtëpi e më pak se 1 milionë banorëve, Yakutsku përballet me dimra që mund të konsiderohen ekstremë edhe për vetë standardet ruse.
Ai megjithatë e tërhoqi vëmendjen ndërkombëtare edhe në muajin korrik, kur zjarret e dendur në pyjet rreth e qark e mbuluan me një tym të zi të gjithë rajonin. Shkencëtarët shprehën shqetësime të mëdha për frekuencën në rritje të zjarreve të shkaktuara nga ndryshimet klimatike në Arktikun e Siberisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *