January 28, 2022

Radhë të gjata para Ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Bernë

Shpërndaje lajmin

Kriza për pajisje me dokumente pesonale si pasaportë, letërnjoftim dhe leje qarkullimi në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka filluar që nga mesi i muajit të kaluar, si rezultat i politikave që lidhen me ndryshimin e emrit të shtetit dhe vendosjen e Emrit të ri, Maqedonia e Veriut në dokumentet personale.

Duket që kjo krizë ditëve të fundit është reflektuar edhe në qendrat diplomatike të vendit në Europë, e veçanërisht në Bernë të Zvicrës, shkruan albinfo.ch. Gjatë ditës së sotme që në orët e hershme të mëngjesit, një numër i madh i qytetarëve ishin nisur drejt Ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Bernë për tu pajisur me Autorizime, të cilat do t`ua mëndësojnë udhëtimin për në vendlindje, në mungesesë të një pasaporte me afat valid.

Nga Ministria e Punëve të Brendëshme në Shkup, kanë njoftuar se qytetarët e Maqedonisë së Veriut, kanë mundësi të udhëtojnë për në vendlindje me pasaportë të skaduar pasi Qeveria e Maqedonisë ka realizuar një marrëveshje për këtë çështje, me shtetet gjegjëse. Megjithatë shumë qytetarë janë skeptikë për këtë dhe duke u frikëuar nga problemet që mund të paraqiten nëpër vendkalime kufitare, ia kanë mësyrë selive diplomatike.

Deri në fund të javës së shkuar, Ambasada e Maqedonisë, nuk ka dhënë autorizime udhëtimi duke u arsyetuar me faktin që Qeveria e vendit e ka regulluar këtë çështje me shtetet ballkanike dhe europiane dhe se udhëtimi me pasaportë të skaduar është i mundshëm.

“Isha në  Amsasadën e Maqedonisë në Bernë dhe kërkova një autorizim për djalin tim pasi i kishte skaduar afati i pasaportës. Ata më thanë se  një gjë e atillë nuk është e nevojshme dhe se ne mund të udhëtojmë me pasaportë të skaduar, pasi Qeveria e kishte regulluar këtë çështje me vendëkalimet ku ne do të kalojmë” – thotë për albinfo.ch Bujar B, i cili që para një jave kishte kërkuar një autorizimin i cili nuk iu dha.

Duket që mosdhënja e Autorizimive me kohë, ka shtuar radhën e njerëzve para objektit të Ambsadës në Bernë, në prag të fillimit të pushimeve verore. (fotot: Radio Vala)

/i.a./

 

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published.