Rakacolli zbulon skenarët/ Çfarë ka parashikuar Komiteti Teknik nëse rriten shifrat

Share

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, njëkohësisht drejtuese e Komitetit Teknik të Ekspertëve, ka folur për situatën shëndetësore në vend.

Rakacolli tha se vjeshta dhe pragdimri po shoqërohet edhe me një rritje të numrit të të infektuarve, ashtu siç ishte parashikuar që më parë.

Teksa u pyet në Ora News për kapacitetet spitalore, zv.ministrja tregoi skenaret që ka përgatitur Komiteti Teknik i Ekspertëve.

Vazhdojnë skenarët në varësi të numrave. Skenarë të cilët ne I kemi parathënë. Kemi thënë që, në momentet që kapacitetet spitalore të dedikuara për Covid brenda qytetit të Tiranës, nuk arrijnë të përballojnë flukset që kërkojnë trajtim spitalor, fillojnë edhe spitalet rajonale. Në skenarin e parë janë 5 spitale rajonale, në skenarin e dytë hyjnë 3 spitale të tjera dhe pastaj kemi edhe skenarin që hyjnë edhe tre të tjerë.

Në total shkohet në 1600 shtretër të dedikuar për pacientë me Covid, nëse do të kenë nevojë që të jenë të tërë në të njëjtën kohë, ndërkohë që ne kemi rezervuar edhe disa kapacitete të tjera që të shpresojmë që nuk do të përdoren kurrë. Por po të ketë nevojë do të vemë në funksionim”, theksoi Rakacolli./ CNA.al


Share

Komente