Raketa ruse shkatërron një banesë 9-katëshe në Ukrainë, 9 viktima
Si pasojë e sulmeve të reja kundër Ukrainës, më 14 janar, Rusia ka shkatërruar një ndërtesë 9-katëshe banimi në qytetin e Dnjipros.
9 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën. Të tjerë besohet se kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja.
Ndërtesa, po ashtu, është shkatërruar thuajse plotësisht. Sipas zyrtarëve, raketat kanë goditur edhe objekte të infrastrukturës kritike në rajonin e Harkivit, i cili gjendet në kufi me Rusinë dhe në Lviv, qytet ukrainas në afërsi me Poloninë.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbretëria e Bashkuar do të dërgojë tanke Challenger 2 në Ukrainë
Rusia nis sulme masive me raketa, sirenat e alarmit bien në të gjithë Ukrainën