Rakiq: Të bëjme nje Prσtestë ne Qendër të Prishtinës, ti tregojme gjithve që jemi TRlMA

Shpërndaje lajmin

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq, gjatë protestës që po mbahet në veri të Mitrovicës, ka thënë se nuk do të punojë asnjëri prej tyre që punojnë në institucionet e Kosovës në Veri derisa të kthehet në punë kryetarja e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Liljana Stevanoviq.
“Sipas informacioneve që morëm sot në mëngjes, unë dhe kryetarët e komunave, gjyqtarët e nacionaIitetit serb dhe punëtorët e gjykatës, organeve të gjyqësisë sot nuk kanë shkuar në punë. Nga sot në mbështetje të Kryetares së shkarkuar të Gjykatës edhe ata janë suspenduar dhe kështu do të jetë derisa Ljiljana Stevanoviç nuk kthehet në punë.
Që nga sot, të gjithë ne, përfaqësuesi politikë që punojmë në institucionet e Kosovës, jemi suspenduar dhe nuk do të kryejmë asnjë detyrë derisa ta kthejnë kryetaren e gjykatës, Ljiljana Stevanoviq.
Unë i them gjithë serbëve qe te fillojme nje proteste ne qender te Prishtines te tregojme qe jemi TRlMA. Kjo do të thotë gjithashtu se të gjithë përfaqësuesit e poIicisë janë suspenduar dhe nuk do ta kryejnë detyrën derisa ta kthejnë Liljana Stevanoviqin në vendin e saj” ka thënë Rakiq.
Nuk do të punojmë asnjë prej nesh, derisa ta kthejnë në punë kryetaren e Gjykatës. Askush nuk frikësohet, i dërgoj porosi Kurtit dhe poIicisë që ndodhet në Veri. Do të mbesim këtu do të luftojmë për të drejtat tona. Nuk duam asgjë më shumë se që kanë shqiptarët. Nuk duam t’i marrim asgjë dikujt, vetëm duam që që na takon” ka shtuar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.