Rama: Dronët Bajraktar tashmë të certifikuar për fluturime pa pilotë

0
Shpërndaje lajmin

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar me anë të një postimi në Facebook se tashmë dronët Bajraktar kanë detashmentin e tyre të certifikuar të Mjeteve Fluturuese pa Pilot.
Në statusin në faqen e tij në Facebook, Rama thotë se oficerët, nënoficerët dhe ushtarët e këtij detashmenti u trajnuan për 4 muaj në Keshan të Turqisë dhe sot janë në gatishmëri si pilotë, elektroteknikë, mekanikë dhe operatorë ngarkesash.
“Dronët #Bayraktar të Forcave të Armatosura kanë tanimë edhe detashmentin e tyre të çertifikuar të Mjeteve Fluturuese pa Pilot. Oficerët, nënoficerët dhe ushtarët tanë të këtij detashmenti u trajnuan për 4 muaj në Keshan të Turqisë dhe sot janë në gatishmëri si pilotë, elektroteknikë, mekanikë dhe operatorë ngarkesash, duke rritur aftësitë dhe zgjeruar kapacitetet operacionale të Forcës Ajrore dhe Forcave të Armatosura”, shkruan Rama në Facebook.

LEXONI GJITHASHTU:

Rama inspekton punimet në Lungomare 3: Bypasi i ri, investim i rëndësishëm
Kryeministri Rama: Administrata shtetërore pushim edhe në 15 mars

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *