April 16, 2021

Rama e ironizon Bashën: “Gomar që fle gjumë”

Shpërndaje lajmin

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish liderin e opozitës, Lulzim Basha, duke e quajtur atë një “gomar që fle gjumë”, përcjell albinfo.ch.

Kështu shpreh ai nga qyteti i Krujës, ku gjendet ditën e sotme në hapjen e fushatës dhe prezantimin e kandidatëve për deputetë në këtë zonë.

“Mund të imagjinohet që në garë mes dy gomaresh, Luli e bën punën para meje? Një gomar që fle gjumë, s’të vijnë drutë kurrë…”, ironizoi Rama.
Pjesë nga fjala e Ramës:

“Kur hapet fushata elektorale, hapet kartolina e vizionit dhe ajo e atyre është për hapësirën urbane. Fut makinat, dil me tufa, klith, bërtit, ndot, lërë pisllëk e ik ohohoho. Këtë kanë bërë ata me Shqipërinë. Këtu në Krujë është shumë interesante, se një pjesë thonë jemi familje tradicionale, jem të shpronësuar, jemi me PD. Pse jeni me PD?

Komunistin e keni në krye të PD, që nuk i ndahet edhe kur e tërheq këmbën zvarrë. Dhe ka vënë një kukull që e komandon andej me telekomandë nga Lalëzi. Po kur merr gamorin për dru, dhe e ngjit aty lart, nuk e sheh nga ngjyra por sheh kush i ka këmbët më të forta. Është shumë e thjeshtë, vota nuk është tifozllëk. Vota nuk është histori, sot.

Kush ta bën punën, kush shkon deri aty lart, ngarkon drutë e i zbret poshtë. Mund të imagjinohet që në garë mes dy gomaresh, Luli e bën punën para meje?

Një gomar që fle gjumë, s’të vijnë drutë kurrë. Është e thjeshtë. S’më do mua?

Unë s’kam dalë për të gjetur nuse. E kam gjet gjysmë krutane, gjysmë tironse. S’më do mua, një buton është aty, bjeri telekomandës sime më hiq fytyrën, shko shih sport. Punën kush e bën. O demokrat, o kok e modhe. Të rriten këtu e të kenë të ardhmen këtu.
Taksën 0 kush ta vuri? Se jam bërë dhe si qentë e gjallë, i njoh nga larg kokat e mëdha demokratikase. Kur më sheh mua. E ka 0 taksën, 0 tvsh. Si t’ia bësh që e do gomarin blu e jo mavi, e të të vijë taksa e sheshtë dhe ta hash. PD është si një dardhë që ka një gjarpër mbrapa, Berishën, Ilirin, Monikën, është ajo nyja. Po çfarë bishti ka se”, u shpreh ai.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *