Rama e quajti ‘mik’; Basha për ndarjen nga jeta të Bashkim Koplikut: Angazhimi i tij në PD do mbetet i pashlyeshëm

Share

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish zëvendëskryeministrit të Shqipërisë, Bashkim Kopliku i prekur nga Covid-19. 

Me anë të një shkrimi në Twitter, Basha e cilëson të pashlyeshëm angazhimin, mbështetjen dhe kontributin e pakursyer që në ditët e para të krijimit të Partisë Demokratike. Ndër të tjera ai i shpreh ngushëllime familjes teksa shprehet se angazhimi i tij si ligjvënës dhe zëvendëskryeministër gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike pas rënies së komunizmit, do të mbetet i pashlyeshëm në historinë e re të Shqipërisë

“Angazhimi i tij si ligjvënës dhe zëvendëskryeministër gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike pas rënies së komunizmit, do të mbetet i pashlyeshëm në historinë e re të Shqipërisë. U prehtë në paqe!”, shkroi Basha.

Kujtojmë se më parë reagoi edhe kryeministri Rama duke thënë se kishte miqësi virtuale me Koplikun dhe të dy flisnin në lidhje për punë të caktuara të qeverisë.

“Me keqardhje mësova për ndarjen nga jeta të Bashkim Koplikut, politikanit që dha mbështetjen dhe kontributin e pakursyer që në ditët e para të krijimit të Partisë Demokratike. Ngushëllimet e mia shkojnë për familjen, miqtë dhe të afërmit e zotit Kopliku. Angazhimi i tij si ligjvënës dhe zëvendëskryeministër gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike pas rënies së komunizmit, do të mbetet i pashlyeshëm në historinë e re të Shqipërisë. U prehtë në paqe,” shkruan Basha në postimin e tij.

 

The post Rama e quajti ‘mik’; Basha për ndarjen nga jeta të Bashkim Koplikut: Angazhimi i tij në PD do mbetet i pashlyeshëm appeared first on Media .


Share

Komente