November 27, 2021

Rama flet me shifra: Sot 2400 biznese më shumë se para mbylljes dramatike nga pandemia (VIDEO)

Shpërndaje lajmin

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me përfaqësues të biznesit të vogël.

Rama ka deklaruar se sot janë 2400 biznese të vogla më shumë se para mbylljes totale nga pandemia.

Sipas Ramës, rol të rëndësishëm në rritjen e kësaj shifre ka luajtur dhe mbështetja që u është dhënë bizneseve të vogla gjatë pandemisë.

“Sot ne kemi shifrën tjetër të rëndësishme për rimarrjen e të gjithë ritmit nga biznesi i vogël pas mbylljes dramatike nga pandemia. Në tetor të 2021 janë 2400 biznese më shumë sesa përpara mbylljes nga pandemia. Patjetër që ka pasur biznese që kanë mbyllur aktivitetin, është normaliteti i këtij sistemi që kemi zgjedhur, por ka pasur dhe nga ata që kanë hapur, madje më shumë ka nga ata që kanë hapur. 2400 biznese të vogla më shumë, me siguri ka luajtur rol edhe mbështetja që u dhamë bizneseve të vogla gjatë pandemisë, duke ua hequr lakun nga fyti, pa qenë në kthetrat e falimentimit”, është shprehur Rama. /


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *