Rama foli për lëvizjet e fshehta të Metës, Manjani bën reagimin e papritur: Ta shkarkojnë direkt

Share

Avokati Ylli Manjani ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit politike dhe përplasjet presidencë-qeveri. “Sinqerisht nuk e kuptoj përse pushteti kërcënon njerëz që presin e përcjellin Presidentin, që politikisht e prezantojnë si të dobët dhe pa vlerë…!? Duhet ta ndajnë mendjen ose Presidenti i rrezikon elektoralisht dhe duhet ta sulmojnë, ose Ai ska vlerë dhe ta degjenerojnë. Ta shkarkojnë madje, pse jo?!  Por në çdo rast llogaritë i kanë me Të, jo me njerëzit që gjobisin për terror elektoral!”, shkruan Manjani në Facebook.

Postimi i Manjanit:

“More dakord jam që Ilir Meta,Presidenti i Republikës, nuk ka punë me fushatën elektorale të partive. As me fushatën e LSI. Të paktën për sa kryen detyrën e Presidentit, nuk lejohet.

Nuk shkon.

Le pastaj këto vizitat e padukshme, sip thotë Rama që “i bën natën”… Janë bajate, nëse janë të vërteta.

Por nëse vizitat e Metës janë bajate, gjobat ndaj njerëzve që presin Metën janë të poshtra!

Hakmarrëse!

Të pa drejta!

Asnjë lidhje me ligjet e shtetit nuk kanë!

Sinqerisht nuk e kuptoj përse pushteti kërcënon njerëz që presin e përcjellin Presidentin, që politikisht e prezantojnë si të dobët dhe pa vlerë…!?

Duhet ta ndajnë mendjen ose Presidenti i rrezikon elektoralisht dhe duhet ta sulmojnë, ose Ai ska vlerë dhe ta degjenerojnë. Ta shkarkojnë madje, pse jo?!

Por në çdo rast llogaritë i kanë me Të, jo me njerëzit që gjobisin për terror elektoral!!”-shkruan Manjani.


Share

Komente