Rama hap ekspozitën në Greqi: Jam artisti më i mirë mes kryeministrave

0
Shpërndaje lajmin

Kryeministri Edi Rama ka hapur ekzpozitën e tij në Athinë dhe këtë e ka bërëtë ditur përmes dotove edhe ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias.
Në foto kreu i qeverisë, i cili ndodhet për një vizitë dyditore në Athinë, shihet duke i prezantuar punën e tij homologut të tij grek Kyriakos Mitsotakis.
“Me kryeministrin e Greqisë Kyriakos Mitsotakis dhe Edi Rama në hapjen e ekspozitës së kryeministrit të Shqipërisë me titull “Improvizimet”, ku prezantohen vepra dhe skulptura”, shkruan Dendias në Twitter.

Με τον @PrimeministerGR Κυριάκο Μητσοτάκη και τον @ediramaal, στα Εγκαίνια της Έκθεσης του Πρωθυπουργού της Αλβανίας με τίτλο «Improvisations», όπου παρουσιάζονται έργα μεικτής τεχνικής και γλυπτά. pic.twitter.com/OMI5Q8ZsG5
— Nikos Dendias (@NikosDendias) March 20, 2023

Ekspozita e quajtur “Improvizimet” u përurua nga diplomati grek Dendias në “Zapion Megaro” të kryeqytetit grek.
Rama foli për të pranishmit dhe ndër të tjera falënderoi ministrin e Jashtëm grek Nikos Dendias dhe organizatorët e aktivitetit.
“Do të doja të them disa fjalë në greqisht për t’iu drejtuar këtij publiku të bukur. Unë jam shumë mirënjohës për këtë mikpritje mbresëlënëse dhe për këtë ngjarje të veçantë. Është hera e parë që vizitoj një vend si kryeministër që jo vetëm kam shënimet e mia në çantë, por edhe artin tim”, tha ai.
Edhe një herë tjetër, Rama e cilësoi veten si “artisti më i mirë ndër të gjithë kryeministrat”, ndërsa tregoi se ekspozita është një version i zyrës së tij në Kryeministri.
“Kur vizatoj në zyrën time, nuk mendoj se çfarë po bëj me duart e mia, por i lë sytë të kryejnë punën ndërsa koka ime është plotësisht e përqendruar në temat që po diskutoj me kolegët e mi apo në vendimet që duhet të marr”, tha ai.
Rama ftoi publikun të shohë veprat e tij, pasi tha se “artit nuk kanë nevojë për përkthim”, teksa nuk mungoi një falenderim për bashkëshorten Linda Rama e cila “e mbështet dhe e ndihmon të jetë një person më i mirë”.
“Ajo ka fituar konkursin si artiste mes nesh, pasi ka krijuar Zahon, që është një kryevepër”, tha Rama mes batutave. /

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *