Rama i përgjigjet akuzave të opozitës: Viktimat nuk fshihen si videot e 21 Janarit, po tejkaloni demokracinë

Share

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur pak minuta më parë akuzave të opozitës për një fshehje të viktimave të pandemisë.

Në mesazhin e tij, Rama përgënjeshtroi akuzën duke i cilësuar sulmet si një akt të turpshëm, që ”tejkalon demokracinë”, një “lëndim i patolerueshëm i karakterit tonë si vend, episod i shëmtuar i luftës për pushtet, që nuk duhet harruar nga asnjë shqiptar”.

Kryeministri sulmoi opozitën dhe presidentin duke thënë se sipas tij akuzat e pabaza, me fotografi “klandestine” nga morgu, tregojnë “ka një dobësi të frikshme të karakterit të opozitës. Viktimat nuk janë kuti këpucësh që mund t’i fshehim, ata nuk treten në ajër. Mjekët në front të parë nuk janë si këshilltarët e presidentit që shpërndajnë lajme të rreme, nuk fshihen viktimat si u fshinë videot e kryeministrisë në 21 janar. Opozita dhe presidenti po bëhen palë me COVID-19 për të rrëzuar qeverinë”.  

Rama cilësoi akuzat  edhe si të rrezikshme për vetë mjekët sepse “nxit urrejtjen ndaj tyre”.


Share

Komente